Kosovari kapet me revole në Aeroportin e Prishtinës

Kosovari kapet me revole në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak që gjatë kontrollit atij i është gjetur në valixhe një revole me katër fishekë, raporton Gazeta “Enigma”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti Adem Jashari, 03.11.2021 – 14:00. Tek pasagjeri mashkull kosovar i cili po udhëtonte gjatë kontrollit në valixhe i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.  /Gazeta Enigma.

Related Articles