Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 116 pacientë nga COVID-19, 31 nga ta të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi, raporton Gazeta Enigma.
“Në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 68 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 18 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë”, thuhet në njoftim.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë, 13 të konfirmuar pozitivë dhe 17 me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit 4 pacientë, Spitali i Gjakovës 2 pacientë, Spitali i Pejës 17 pacientë, Spitali i Gjilanit 4 pacientë, Spitali i Ferizajt nuk ka pacientë, Spitali i Mitrovicës 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë 1 pacient”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/