Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 17 viktima nga COVID-19.
Dy nga viktimat janë të moshës 20-29 vjeçare.
Njëri nga viktimat është një djal nga Istogu i cili ishte duke marre trajtim në Spitalin e Pejës, ndërsa viktima tjetër është një vajzë nga komuna e Gjakovës e cila ishte e shtrirë në Spitalin e Gjakovës.
Nga spitali i Pejës kanë thënë se viktima ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, ndërsa nga ai i Gjakovës nuk kanë dhënë informacione.
Në anën tjetër, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur edhe një person i moshës 40 deri 49 vjeçare, 3 persona të moshës 50-59 vjeçare, 5 të moshës 60-69 vjeçare, 4 të moshës 70-79 vjeçare dhe 2 mbi 80 vjeç.