Kosovë – Qipro, shiten të gjitha biletat

Kosovë – Qipro, shiten të gjitha biletat

Kosova sonte pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, Qipron.

Pas dy fitore radhazi, dardanët edhe kësaj radhe kërkojnë triumfin.

Interesimi për ta përcjellur këtë ndeshje nga afër duket se ka qenë i madh, meqenëse Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të gjitha biletat janë shtirur.

FFK-ja i ka falënderuar të gjithë “Dardanët” për mbështetjen, siç thanë, të jashtëzakonshme dhe entuziazmin e pafund. “Jemi të lumtur që stadiumi ‘Fadil Vokrri’, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles