Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosovës i janë pranuar aplikimet për dy projekte energjetike në vlerë mbi 55 milionë euro.
Sipas Muratit, Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor, aplikimet i pranoi për Ngrohjen Qendrore Solare dhe atë për Parkun Solar të KEK-ut.
“Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme”, ka shkruar Murati.