KOSTT-i njofton se sot nuk ka pasur reduktime të rrymës: U sigurua energjia elektrike e mjaftueshme

KOSTT-i njofton se sot nuk ka pasur reduktime të rrymës: U sigurua energjia elektrike e mjaftueshme

KOSTT-i ka njoftuar se sot nuk ka pasur kufizime sa i përket konsumit të energjisë elektrike, pasi që është siguruar sasia e nevojshme nga operatorët përgjegjës në treg për të mbuluar konsumin e për ditën e sotme, raporton Gazeta Enigma.

“Njoftohet opinioni që sot me datë 30 dhjetor 2021 me kërkesë të KOSTT nuk janë aplikuar kufizime në konsumin e energjisë elektrike. Kjo është si rezultat i sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin për ditën e sotme nga operatorët përgjegjës në treg, andaj për qëllime të balancimit të sistemit KOSTT nuk ka dhënë instruksione për redukime”, thuhet në njoftimin e tyre.

Megjithkëtë, KOSTT-i ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale.

“Në vijim të mobilizimit të të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e situatës, kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur që të shmanget zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për evituar paraqitjen e jobalanceve të theksuara në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar nga operatorët përgjegjës në treg”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles