Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka mbajtur fjalimin e tij në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut, e shumëpritur dhe e merituar.
Kjo e martë shënon ditën e nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE-në sot do të mbahet me Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut, pas zhbllokimit të ngërçit me Bullgarinë, që kishte vendosur veton ndaj Shkupit duke u bërë pengesë edhe për vendin tonë.