Gazetari Kosovë Gjoci ka denoncuar publikisht një incident që i ka ndodhur pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me të dërguar special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Gjoci ka deklaruar se është penguar nga mbrojtja e afërt e Kurtit dhe është kërcënuar seriozisht, derisa po e kryente punën e tij.
Në një postim në Facebook, Gjoci ka deklaruar se njëri nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt ia ka hedhur pajisjet në tokë, ndërsa tjetri e ka kanosur me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajë m në mend”.
“Sot vendosa me shkru edhe me e nda me ju nje situata shume idiotike (gja qe ua thash edhe ne sy) e te pahijshme qe e pata me dy pjestare te mbrojtjes se afert te kryeministrit Kurti. Njani me shtyu dhe mi hodhi ne toke te gjitha pajisjet, pa kurrefare nevoje e arsye e tjetri ne vend qe ndoshta me kerku flaje, me kercenoi ashiqare tu me thane ‘kqyrem mire ne sy e mbajem ne mend’”, ka shkruar ai.
Teksa ka përshkruar gjithë situatën, Gjoci ka thënë se gjithçka ka ndodhur para syve të Kurtit, por kryeministri nuk reagoi për sjelljen e zyrtarëve të mbrojtjes së afërt, duke e injoruar.
Madje ai e ka lidhur këtë edhe me deklaratat e Kurtit që i bënte si opozitar për truprojat e xhipat e zi.
“Ajo cka me bani pershtypje, pervec sjelljes idiotike te ketyne dy pjestareve te mbrojtjes e afert te KM, ishte fakti qe edhe pse shumicen e kesaj situate z. Kurti e pa edhe e degjoj, thjesht e injoroj edhe ne ate moment edhe masi doli me fol para neve. Nejse eshte i ngarkum me pune s’po ia nxa per te madhe ose duket se ka nis me i pelqy kjo ideja me i pas ka disa truproje e besa edhe xhipat e zi, te dy keto elemente qe i ka kritiku e sha me te madhe si opozitar.”