KQZ del me njoftim: Këtu mund të gjeni qedrën e votimit për zgjedhjet e 23 prillit

KQZ del me njoftim: Këtu mund të gjeni qedrën e votimit për zgjedhjet e 23 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se të gjithë qytetarët me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokit,  përmes makinës kërkuese të KQZ-së mund ta gjejnë qendrën e votimit në zgjedhjet e 23 prillit.

Procedura për këtë qëllim është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën, “Gjej qendrën tuaj të votimit”, apo në vegzën direkte: https://eomp.kqz-ks.org/

Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023.

Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej gjashtë vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

Related Articles