KQZ-ja përmirëson gabimin ku PDK-ja “i mori” 1190 vota në vendvotimin me 425 votues

KQZ-ja përmirëson gabimin ku PDK-ja “i mori” 1190 vota në vendvotimin me 425 votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmirësuar gabimin në vendvotimin “2501/05” në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj dhe tani Partia Demokratike Kosovës (PDK) ka 119 vota.

Në këtë vendvotim, fillimisht në uebfaqen e KQZ-së, PDK-ja pati 1190 vota edhe pse ishin vetëm 425 votues. Kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik.

Në këtë vendvotim, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 425 vota, PDK-ja e dyta me 119, LDK-ja e treta me 46 e AAK-Nisma e katërta me 18.

Faqja e KQZ-së ka pasur telashe që nga mbrëmja e 9 shkurtit. Fillimisht nisi të shfaqej numërimi, ndërsa më vonë, u shfaqën shifra të reja, të cilat sipas KQZ-së nuk duhej të merreshin parasysh. Reagimi kishte ardhur tek vonë në mbrëmje me kërkimfaljen për telashet e shkaktuara. Ndërkohë të hënën në mëngjes KQZ-ja ka thënë se sistemi është rregulluar.

Related Articles