Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 janë numëruar 63.60 për qind të vendvotimeve apo 1.611 nga 2.533, nga votat e kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar në 14 QKN në Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
“Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror. /Gazeta Enigma