KQZ mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

KQZ mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhje në ora 13:30.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes ssë KQZ-së nr. 42/2021.

Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC);

Këshillat e KQZ-së:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i nominimeve për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për Zgjedhjet Lokale 2021.

Këshilli për Personel

– Shqyrtimi dhe miratimi i draftplanit të rekrutimit për stafin jopermanent për Zgjedhjet Lokale 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për ndryshimin e kategorisë së pagës shtesë për zyrtarët e TI-së.

Të ndryshme;

Related Articles