KQZ mblidhet pas vendimit të Supremes

KQZ mblidhet pas vendimit të Supremes

Nga KQZ-ja kanë konfirmuar se kanë pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, raporton Gazeta “Enigma”

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Gazeta Enigma, se në orën 16:00 KQZ-ja do mbaj mbledhje lidhur me atë se si do ta procedoj zbatimin e këtij vendimi.

“Konfirmoj se gjatë ditës kemi pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme (e enjte, 25 nëntor, ora 16:00) KQZ-ja do të mbajë mbledhje. Lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, do të njoftoheni në këtë mbledhje”, tha Elezi /Gazeta Enigma.



Related Articles