Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, nuk është certifikuar nga KQZ.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Pacolli në profilin e tij në Facebook, teksa thotë se kjo ka ndodhë si pasojë e një aktvendimi të vitit 2019 që kishte bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas përfundimit të afatit.
Sipas tij vonesa kishte ndodhur për shkaqe shëndetësore të tij, teksa shton se do të vazhdojë ta mbështes AKR-në dhe kandidatët e listës për asamble.
Reagimi i tij i plotë:
Sapo morra lajmin se KQZ nuk do ta certifikoj kandidaturën time për kryetar të Prishtinës.
Kjo si pasojë e një aktvendimi të vitit 2019, unë kam bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas përfundimit të afatit ligjor për deklarim, (përfshirë ditët e vikendit).
Me saktë, afati ishte të Premten, ndërsa deklarimi të Hënën, në orën 8 të mëngjesit në prezencën time fizike. Kjo vonesë ka ndodhë si pasojë e udhëtimit tim për çështje shëndetësore jashtë vendit.
Edhe pse në esencë ky është një vendim arbitrar dhe i palogjikshëm, vendimet e gjyqësorit janë të shenjta dhe të padiskutueshme.
U betohem që edhe pse nuk do të jem zyrtarisht kandidat për kryetar të Prishtinës, dëshira dhe angazhimi im për qytetarët e Prishtinës është edhe më i madh. Unë do të ju qëndroj besnik dhe do ti mbështes ne cdo hap të gjithë kandidatët e listës sonë për kuvendin komunal, e në veçanti kandidatin e subjektit tim AKR për kryetar të Prishtinës.
Ju siguroj se zotimi im për qytetarët është po aq i vlefshëm dhe nuk do të abstenojë por do të vazhdoj angazhimin tim sikurse para marrjes së këtij lajmi.
Do të vazhdojë implementimin e të gjitha projekteve të planifikuara për këtë mandat, dhe projektet e parapara për mandatin vijues, e që janë jetike për qytetin tonë.