KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

Asnjë nga 27 partitë politikë që do të marrin pjesë të zgjedhjet e 7 qershorit, ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

Kështu njoftoi Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora 14:00) asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026”, deklaroi ai.

Ai theksoi se ka përfunduar periudha për subjektet politike që ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve.

“Numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, theksoi Elezi.

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit, KQZ pritet të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje (1 – 7 maj) janë:

Partia Socialdemokrate;

Kosovaki Nevi Romani Partia;

Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;

Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

Lista Serbe;

Yenilikçi Türk Hareket Partisi;

Lidhja Demokratike e Kosovës;

Fjala;

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;

Socialdemokratska Unija;

Jedinstvena Goranska Partija;

Kosova Demokratik Türk Partisi;

Nova Demokratska Stranka;

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;

Kosovski Savez;

Partia Balliste;

Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;

Partia Liberale Egjiptiane;

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;

Stranka Demokratske Akcije; dhe

Partia Demokratike e Kosovës.

Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit (1 – 7 maj) janë:

Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);

Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar); dhe
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

Nisma qytetare që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:

Složno Pobeđujemo.

Kandidati i pavarur që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:

Esmir Kasi.

Related Articles