KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme 7 qershorit.

“Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pasi u numëruan votat e Komisionit.

“Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën”.

“Para se me e përmbyll, dua publikisht ta falënderoj stafin e Sekretariatit për punën e shkëlqyer dhe të palodhshme që kanë punu gjatë gjithë këtij procesi, dhe siç e shihni, brenda një afati edhe një muaj nuk ka kaluar nga dita e zgjedhjeve, ne veç e kemi rezultatin”, përfundoi Radoniqi.

Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.

Related Articles