Krasniqi drejtuar ish-deputetëve të PDK-së e LDK-së: Qetësohuni o azilanta të Vetëvendosjes

Krasniqi drejtuar ish-deputetëve të PDK-së e LDK-së: Qetësohuni o azilanta të Vetëvendosjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh sot në seancën e Kuvendit për Komisionin Hetimor të Energjisë Elektrike, se sipas tij duhet të votohet.

Gjatë kohës kur Krasniqi po fliste, ka reaguar një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ku pastaj kryetari i PDK-së i’u referua me “azilant”, raporton Gazeta Enigma.

“Qetësohu se edhe ti je një prej azialantave në Lëvizjen Vetëvendosje, qesi azilanta jeni gjysma, ti ke ik prej PDK-së, ai tjetri ka ikur nga LDK”, u shpreh Krasniqi.

Gjithashtu Krasniqi theksoi se kryeministri Kurti, mund ta vonojë votimin e Komisionit Hetimor për Energjinë elektrike, por nuk do të mund ta ndalojë./GAZETAENIGMA/

Related Articles