Krasniqi-Goodman diagnostikohet me tumor, jep detaje

Krasniqi-Goodman diagnostikohet me tumor, jep detaje

Ish-deputetja, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor, dhe po qëndron në spital, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka treguar se i është nënshtruar një operacioni të hënën për të hequr një pjesë të zorrëve.

“Kohët e fundit, unë u diagnostikova me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe iu nënshtrova një operacioni të hënën për të hequr atë pjesë të zorrëve. Qëndrimi në spital ishte i vështirë dhe më i gjatë se sa pritej, por jam e lehtësuar që po shërohem në shtëpi tani. Fatmirësisht, raporti i patologjisë konfirmoi se tumori ishte beninj dhe unë pres një shërim të mirë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre – mesazhet, telefonatat dhe vizitat e tua të mira kishin shumë vlerë për mua gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në “Facebook”.

Related Articles