Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur sot votën e tij në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë.
Krasniqi i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij tha se kjo votë bëhet si qytetar i Prishtinës që e dëshiron më të mirën për vendin e tij, për qytetin e tij.
“Shpresoj se të gjithë qytetarët anembanë Kosovës do të ushtrojnë të drejtën demokratike për të zgjedhur kandidatët më të mirë, atë që qytetarët besojnë”, tha ai.
Krasniqi tha se pjesëmarrja e madhe në votime është e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratik. /Gazeta Enigma/.