Krasniqi kalon vikendin në Kamenicë: Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr komunën drejt zhvillimit

Krasniqi kalon vikendin në Kamenicë: Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr komunën drejt zhvillimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar këtë vikend në Kamenicë për ta zyrtarizuar kandidatin për kryetar të ardhshëm, Muhamet Kallaba.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Kënaqësi e jashtëzakonshme që këtë vikend ta kalojë në Kamenicë, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm, Muhamet Kallaba dhe me kolegët e Degës.

Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.

Kamenica ka potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ka diasporën e madhe dhe reliev të mrekullueshëm që janë mundësi e mirë për t’u organizuar drejt zhvillimit ekonomik.

Prandaj, më 17 tetor, Muhamet Kallaba me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës pa dallim, do të nisë një etapë të re të zhvillimit të kësaj komune./Gazeta Enigma/

Kënaqësi e jashtëzakonshme që këtë vikend ta kalojë në Kamenicë, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm,…Posted by Memli Krasniqi on Sunday, August 8, 2021

Related Articles