Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar policin Enver Zymberi.
Krasniqi tha se Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur.
Postimi i plotë:
“Dhjetë vjet më parë, polici Enver Zymberi dhe kolegët e tij iu përgjigjën me nder e krenari thirrjes së shtetit për të mbrojtur sovranitetin. Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur. Lavdi e respekt përjetë veprës së tij”, shkroi ai.