Krasniqi me familje bën homazhe te varri i Adem Demaçit

Krasniqi me familje bën homazhe te varri i Adem Demaçit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me gruan dhe fëmijët kanë bërë të hënën homazhe te varri i Adem Demaçit, raporton Gazeta “Enigma”.

“Bashkë me Melizën, Borën, Malin dhe Verën, bëmë homazhe te varri i qëndrestarit të papërsëritshëm, Bacës Adem Demaçi – duke e nisur kështu Javën e Pavarësisë, përplot me aktivitete, vizita dhe mirënjohje. Adem Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë”, ka shkruar ai.

Ai tha se Demaçi nuk është veç një emër, por institucion, dhe kërkoi që duhet t’i ngrihet një shtatore në Prishtinë.

Për këtë, Krasniqi tha se PDK do të ndërmarrë një nismë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Related Articles