Në përvjetorin e 25-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi priti bashkëshortet e dy ish-liderëve të partisë, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit Kadri Veseli, shkruan Enigma.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi theksoi se urimet për këtë përvjetor ishin të pangjashme, për shkak të mungesës së dy liderëve, të cilët aktualisht po mbrojnë të vërtetën e historisë së Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Ndjehej më shumë se kurrë mungesa e dy liderëve tanë, por sot ndjejmë krenari për ta. Ata janë dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës dhe e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë,” tha ai.
Krasniqi gjithashtu shprehu mirënjohje për udhëheqjen vizionare të Thaçit dhe Veselit gjatë rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit, duke theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar në vijën e tyre.