Krasniqi nga Ferizaj: PDK-ja e ka rikthyer pulsin

Krasniqi nga Ferizaj: PDK-ja e ka rikthyer pulsin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se partia e tij e ka rikthyer pulsin dhe se po vjen si forca kryesore politike në vend.

Ai tha se kjo parti është e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe se e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin, Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”.

“Kjo është partia e së kalurës tonë të lavdishme, e së tashmes tonë krenare dhe mbi të gjitha, partia e së ardhshmes premtuese, për një Kosovë më të mirë për secilin qytetarë të vendin tonë, anë e mbanë, se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kjo është partia që e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kjo është partia shtetformuese dhe shtetndërtuese”, është shprehur tutje Krasniqi. /Gazeta Enigma

Related Articles