Krasniqi pret Abazoviqin: Marrëveshja e Ohrit nuk arrin qëllimet tona

Krasniqi pret Abazoviqin: Marrëveshja e Ohrit nuk arrin qëllimet tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot në selinë e PDK-së, ka pritur Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin ka diskutuar për raportet e mira fqinjësore mes dy shteteve tona dhe mundësitë e reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Krasniqi ka thënë se marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë dhe urova që ajo të zbatohet sa më parë. 

“Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga Kryeministri Abazoviç kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik.  Z. Abazoviç e informova edhe për zhvillimet me rëndësi në Kosovë, përfshirë shqetësimin tonë për emigrimin masiv të të rinjve tanë dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila, për PDK-në, mbetet e pamjaftueshme dhe që nuk arrin qëllimet tona shtetërore”, ka njoftuar kryetari i PDK-së.

“Në fund të takimit, me Kryeministrin Abazoviç diskutuam edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në fushën e turizmit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e të dy vendeve gjatë vizitave dhe pushimeve vjetore”, thuhet në fund.

Related Articles