Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpall laureatët e vitit 2021 përmes një manifestimi pa shumë mysafirë, shkaku i masave në fuqi për mbrojtje nga COVID-19.
Njëri prej çmimeve më të rëndësishme të mbrëmjes ishte edhe ai i futbollistit më të mirë në Superligë për vitin 2021.
Ky çmim shkoi për Endrit Krasniqin.
“Është një ndjenjë që çdo futbollistë e ëndërron, jam shumë i lumtur për çmimin. Faleminderit për ata që më kanë votuar, koha të punojmë më shumë”, tha ai.
Kurse, Çmimin kryesor, futbollist i vitit, e ka fituar ylli i Kombëtares së Kosovës, kapiteni Amir Rrahmani, i cili po kalon formë fantastike në kampionatin italian me Napolin, ndërkohë te ekipi i “Dardanëve” është bërë lider skuadre.
Ndërsa, çmimi për klubin më të mirë për vitin 2021, që ka shkuar për FC Prishtina.
Derisa janë ndarë edhe çmime si më poshtë:
Gerhard Progni ka marrë çmimin e golashënuesit më të mirë në këtë ceremoni të organizuar nga FFK-ja.
Kurse trajneri më i mirë për vitin 2021 në Kosovë është shpallur, Zekirija Ramada./Gazeta Enigma/