Krasniqi takohet me përfaqësues të GIZ, flasin për projektet për menaxhimin e mbeturinave

Krasniqi takohet me përfaqësues të GIZ, flasin për projektet për menaxhimin e mbeturinave

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se sot e pati një takim me përfaqësues të organizatës gjermanë GIZ, ku u njoftua mbi projektin e tyre për menaxhimin e mbeturinave dhe se si të arrijnë të implementojnë reformat institucionale ndër komunale.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ka theksuar se menaxhimi i mbetjeve është thelbësor për ruajtjen e qëndrueshmërisë mjedisore dhe të shëndetit publik.

“Hedhja dhe riciklimi i duhur i mbetjeve redukton ndotjen, kursen burimet dhe minimizon rreziqet shëndetësore. Bashkëpunimi ndërkomunal i rrit këto përpjekje duke bashkuar forcat, ekspertizën dhe infrastrukturën për të trajtuar mbetjet në një shkallë më të gjerë dhe për të gjetur zgjidhje me kosto efektive”.

“Shprehëm gatishmërinë tonë për bashkëpunim dhe bashkë orientim të politikave të gjelbra duke kontribuar në përpjekjet globale për të adresuar çështjet mjedisore ku do të përfitonin komunitetet lokale dhe do t’i jepej përparësi mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së mjedisit. U dakorduam për takime me të shpeshta dhe koordinim më të gjerë ndërinstitucional”, ka shkruar Krasniqi. 

Related Articles