Berisha do t’i mungojë edhe disa javë KB Prishtinës

Berisha do t’i mungojë edhe disa javë KB Prishtinës

Kapiteni Dardan Berisha nuk do të mund të paraqitet edhe për disa javë në parket për shkak të lëndimit që e pësoi muajin e shkuar. Mungesën e gjatë të Berishës e ka konfirmuar klubi i tij, Sigal Prishtina. Disa javë do t’i mungojnë edhe të lënduarit Muhamedali Janjeva dhe Fisnik Rugova.

Berisha u lëndua në ndeshjen e Kosovës kundër Azerbajxhanit, ndërsa Prishtinës i ka munguar në tri ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës në basketboll. Janjevës që pritet të rikthehen nga lëndimi në fund të muajit.

Rugova do të mungojë për një kohë të pacaktuar për shkak të lëndimit të krahut. Prishtina është e katërta në tabelë me 38 pikë pas 24 ndeshjeve të luajtura, ndërsa kapiteni Berisha këtë edicion ka luajtur me një mesatare prej 19 pikëve për ndeshje.

Related Articles