Krasniqi takohet me Sarrazin:BE-ja t’i heq sanksionet ndaj Kosovës

Krasniqi takohet me Sarrazin:BE-ja t’i heq sanksionet ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur të Dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shkruan Gazeta Enigma.

Krasniqi ka bërë të ditur se temë e diskutimit me Sarrazinin ishin zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Ai ka theksuar rëndësinë për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Zhvillimet politike në vend dhe rajon ishin tema të diskutimit tonë, për të cilat shkëmbyem qëndrimet tona. Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë.

PDK, si përherë, me bashkëpunim dhe përgjegjësi, do të angazhohet të ruaj interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane”, shkroi Krasniqi.

Related Articles