Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, këtë të martë ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Sipas Krasniqit në këtë takim u diskutua për proceset integruese të Kosovës.
”Gjithmonë kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Me ambasadorin Abbott diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, posaçërisht për proceset integruese të Kosovës, për të cilat Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë mbështetëse e madhe.
Ambasadorin Abbott e falënderova për përkushtimin e tij edhe personal për Kosovën dhe e sigurova që PDK, si lidere e opozitës në vend, gjithmonë do të jap kontributin e saj për proceset e interesit shtetëror. Kosova është me fat që në rrugën e fuqizimit të shtetësisë, krahas vetes ka aleat si Mbretëria e Bashkuar dhe ambasadori Abbott”./Gazeta Enigma/