Lirohet kosovari i arrestuar të dielën nga policia serbe

Abaz Beqiraj është liruar, pasi u arrestua të dielën nga policia serbe në kufirin Hungari – Serbi, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë e konfirmoi avokati i familjes Beqiraj, Arianit Koci.

“Abaz Beqiraj, personi që është arrestuar të dielën nga policia serbe, posa u lirua!”, tha ai.

Për këtë rast pati reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilët patën thënë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur kontaktin me autoritetet serbe për t’i sqaruar rrethanat.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat. Do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve”, thuhet në deklaratën e MPJ-së. /Gazeta Enigma.

Related Articles