Krasniqi takon udhëheqësen e NDI: PDK e hapur të përfaqësojë kërkesat e reja të qytetarëve

Krasniqi takon udhëheqësen e NDI: PDK e hapur të përfaqësojë kërkesat e reja të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtoreshën rezidente të Institutit Demokratik Nacional (NDI) në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg, raporton Gazeta Enigma.

Në këtë takim me udhëheqësen e NDI Amerikan, Krasniqi e ka falënderuar atë për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së tash e 20 vjet dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.

Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook ka gatishmërinë që PDK si lidere e opozitës të angazhohet për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tash e sa vjet ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për demokracinë në Kosovë, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të partive politike. Në këtë angazhim, Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëpunuar ngusht me NDI, tash e 20 vjet. Në takimin e sotëm, drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg, e falënderova për mbështetjen dhe theksova gatishmërinë tonë që si liderë të opozitës të angazhohemi për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve./Gazeta Enigma/

Related Articles