Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, vlerëson se protesta e sotme e veteranëve të Kosovës ishte e drejtë, ndonëse ata nuk luftuan për pagë.
Krasniqi, thekson se me veteranët janë bërë disa lojëra e njëra prej tyre është edhe përfshirja në pagën minimale të cilën e cilëson si përulje.
“Çështja e parë jo se kujtojë por thellësisht besoj se edhe protesta e veteranëve që reflektoj në Kuvend është një e drejtë që ka sakrifikuar ky popull dhe veteranët që kanë të drejtën e tyre për të protestuar duke shpërfaqur kërkesat e tyre. Kjo është një e arritur dhe mirë që është kështu”.
“Loja e parë është bërë ngase veteranët nuk i trajton dinjitetshëm me pagë, luftëtarët, çlirimtarët të cilët janë veteranë sot nuk kanë luftuar për pagë. Loja tjetër është bërë kur është lidhur me pagën minimale, kjo është përulje, është për keqardhje”.
“Kjo reflektojë edhe në seancën e kuvendit ku u penguan punimet dhe u pengua me ata që sot nuk ishte në temën që ishte konsumuar dhe harxhuar që kishte të bënte me pagën e veteranëve që për mua është e padrejtë që quhet pagë minimale. Por, e gjithë kjo është brenda një shteti që ka arritur të krijojë kushte e edhe kur pengohet është mirë” tha Krasniqi.