Perez: Ëndrra e Mbappes ishte të luante në Real Madrid

Perez: Ëndrra e Mbappes ishte të luante në Real Madrid

Florentino Perez ka thënë se Kylian Mbappe ka pasur ëndërr të luajë në Real Madrid. Presidenti i Realit ka theksuar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ndërhyri për ta bindur Mbappen të refuzojë Realin dhe të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit.

Mbappe, 23-vjeçar, firmosi kontratë të re, deri në vitin 2025. “Ëndrra e tij ishte të luante në Real Madrid.

Ne donim ta transferonim atë në gushtin e vitit të kaluar, por ata nuk e lanë të largohej. Ai vazhdoi të thoshte se donte të luante në Madrid dhe 15 ditë më parë ndryshoi situata.

Macron e thirri Mbappen, nuk ka kuptim. PSG i ofroi atij të ishte lider i projektit dhe kjo ndryshoi gjithçka”, ka thënë Perez në një intervistë për “El Chiringuito”.

Sulmuesi i Francës, pjesë e Parisit është që prej vitit 2018. Ai te PSG-ja u transferua nga Monaco.

Related Articles