Krejt çka do të ndodhë sot në Kosovë

Krejt çka do të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta “Enigma” ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:00 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pranon donacion prej 5,000 dollarë nga ish-ushtarja amerikane, Dr. Elaine Berkowitz, për Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. ( Rektorati i UP-së, Prishtinë)

10:00 Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19. (Salla e seancave plenare)

10:00 Kryekuvendari Glauk Konjufca hap ditën e dytë të Festivalit Multikulturor me temën “Gruaja, arkitetkte e shoqërisë”.(Hotel “Sirius”, Prishtinë)Reklamë

10:00 Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit mban aktivitet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

12:00 Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

13:00 Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

15:00 Kuvendi i Kosovës mban seancë të re plenare. (Salla e seancave plenare)

Related Articles