Krejt çka do të ndodhë sot në Kosovë

Krejt çka do të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta “Enigma” ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:30 Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ambasadës Britanike në Kosovë. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit) 

10:00 Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare) 

10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, përurojnë laboratorin biokimik në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj. (Fshati Gjonaj, Prizren)Reklamë

10:00 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Akademia “Tempulli” organizojnë tryezën me temën “Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike”. (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë)

13:30 Organizata YMCA në kuadër të projektit “Charity Shop for youth employment and environment protection” i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë bën hapjen zyrtare të Dyqanit të Bamirësisë YMCA Shops. (Rruga, “Dëshmorët e Lirisë”, te spitali rajonal “Isa Grezda”, Gjakovë)

19:00 Përurohet libri “Pikturë me fjalë” i autores-gazetares Lumnije Berisha. (KultPlus, Prishtinë)

Related Articles