Krejt çka do të ndodhë sot në Kosovë

Krejt çka do të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta “Enigma” ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.



10:00
Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare)

11:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës si Institucion i shërbimit publik. I ftuar Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)Reklamë

11:00
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

11:00
Mbahet konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”. (Kino “Lake”, Pejë)

11:00
Zbulimi i pllakës përkujtimore, aktivitetet mbahen nën patronatin e kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe OVL- UÇK-Rahovec. (Dragobil, Malishevë)

17:00
Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobalnë konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon Ceremoninë e Certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

18:00
Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Rr. “Muharrem Fejza”, Prishtinë

Related Articles