Krejt çka ndodhi në Shkup: “Ballkani i Hapur nuk ka mekanizëm për të zgjidhur mospajtimet”

Krejt çka ndodhi në Shkup: “Ballkani i Hapur nuk ka mekanizëm për të zgjidhur mospajtimet”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të mbetet kundërshtuesi më i madh i Ballkanit të Hapur.

Gjatë një fjalimi në samtin “Ballkani Perëndimor takon BE-në” të mbajtur në Shkup, Kurti ka ripërsëritur rezervat e tij në lidhje me këtë nismë dhe ka adresuar disa nga sfidat që e bëjnë atë të mos jetë pjesëmarrës entuziast në këtë projekt.

Sipas Kryeministrit Kurti, Ballkani i Hapur nuk ofron mjaftueshëm për të garantuar një të ardhme europiane të suksesshme për rajonin.

Ai ka theksuar se ky koncept nuk është mjaftueshëm i Evropian dhe se nuk ka një strukturë themelore apo kornizë institucionale. Kurti ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e një mekanizmi efikas për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe për mungesën e një strategjie të qartë zhvillimi dhe një plani veprimi.

“Ballkani i Hapur nuk është mjaftushëm Evropian, ndërkaq Ballkani Evropian është mjaftueshëm i hapur. Edhe ajo iniciativa për Ballkanin e Hapur nuk ka kontratë themelore, nuk ka kornizë institucionale, nuk ka mekanizëm për të zgjidhur mospajtimet, nuk ka strategji zhvillimi e as plan veprimi, nuk ka transparencë procesi dhe as informacion të publikuar dhe nuk i ka as rregullat e Bashkimit Evropian dhe as financimin e Bashkimit Evropian”.

“Ndërkaq kjo çfarë u bë sot, u bë për Planin e Rritjes dhe bëhet fjalë për 6 miliardë euro për 6 shtete që janë mjete të Bashkimit Evropian natyrisht të lidhura për reformat që neve na duhen e i duam”, tha Kurti.

Related Articles