Kremlini thotë se pavarësisht sanksioneve, Putini është ende i hapur për të folur me Bidenin

Kremlini thotë se pavarësisht sanksioneve, Putini është ende i hapur për të folur me Bidenin

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por kontakti midis dy liderëve mund të rifillojë nëse është e nevojshme, tha Kremlini të mërkurën.

“Nëse është e nevojshme, kontaktet [midis Bidenit dhe Putinit] mund të rifillojnë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në konferencën e tij të rregullt.

“Vendosja e sanksioneve ndaj [zyrtarëve të lartë amerikanë] nuk do të thotë ndërprerje e kontakteve,” shtoi Peskov.

Të martën, Rusia sanksionoi zyrtarët e lartë amerikanë, duke përfshirë Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, në përgjigje të sanksioneve nga SHBA.

Related Articles