Publikohet dokumentari propagandues kundër UÇK-së

Publikohet dokumentari propagandues kundër UÇK-së

Ministria e Brendshme e Serbisë e drejtuar nga Aleksander Vulin dhe televizioni publik serb kanë bashkuar forcat për të bërë atë që dinë më mirë, propagandën tipike serbe kundër UÇK-së, ushtri kjo që kishte lindur si rezultat i aspiratës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe çlirim nga regjimi gjenocidal i shtetit të Serbisë në krye me kriminelin e luftës Sllobodan Millosheviq.

Në këtë seri propaganduese të dokumentarëve kundër UÇK’së të titulluar “Dosja e Kosovës- 98”, propagandohet se kinse janë zbuluar gjëra të panjohura për publikun deri tash, të ndodhura në qershorin 1998 në Opterushë e Rahovec.

Autorja e kësaj serie, Sladjana Zaric, e ka falënderuar Aleksander Vulinin për mbështetjen në realizimin e një propagande të tillë.

Zaric e cila nuk ngurron që ta cilësojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “terroriste”, propagandon për ngjarje që kinse sipas saj kanë ndodhur në vitin 1998 e ku “100 serbë ishin rrëmbyer”

“Dëshirojmë të sjellim, do të thosha, për herë të parë, dëshmi shumë tronditëse të pjesëtarëve të kombësisë shqiptare të dhëna gjatë procesit gjyqësor në Tribunalin e Hagës, të cilat u zhvilluan kundër Fatmi Ljimajt dhe Ramush Haradinajt” ka thënë Zaric, shkruan telefgraf.rs, përcjell Gazeta Enigma.

Vulin si sponzorues i kësaj propagande serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditë më parë ka nderuar kriminelin e luftës, Sllobodan Millosheviq, i cili ka vdekur në Hagë pa e marrë verdiktin e drejtësisë për krimet monstruoze dhe masakrat kundër civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur në Kosovë për të cilat shteti i Serbisë është përgjegjës.

Related Articles