Raportohet të ketë filluar takimi tripalësh mes emisarit Escobar, ambasadorit Hovenier dhe krerëve opozitarë kosovarë, raporton Gazeta Enigma.
Kështu shkruan Kanal10, që shton se AAK-në nuk po e përfaqëson Haradinaj, por nënkryetari Gjini.
Ky takim vjen pas zbarkimit në vendin tonë të Gabriel Escobar. Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, pas vizitës në Serbi, pritet të qëndrojë në Kosovë, para se pasnesër të marrë rrugë për në Ohër.
Siç është bërë e ditur tashmë, ai do të marrë pjesë në takimin e 18 marsit.
Kujtojmë se partitë opozitare kanë dhënë qëndrimet e tyre lidhur me planin evropian, andaj edhe takimi i sontëm thuhet të jetë në frymën e koordinimit të mëtutjeshëm.