Krerët opozitarë në rezidencën e ambasadorit Hovenier, fillon takimi tripalësh me Escobarin

Krerët opozitarë në rezidencën e ambasadorit Hovenier, fillon takimi tripalësh me Escobarin
Raportohet të ketë filluar takimi tripalësh mes emisarit Escobar, ambasadorit Hovenier dhe krerëve opozitarë kosovarë, raporton Gazeta Enigma.

Kështu shkruan Kanal10, që shton se AAK-në nuk po e përfaqëson Haradinaj, por nënkryetari Gjini.

Ky takim vjen pas zbarkimit në vendin tonë të Gabriel Escobar. Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, pas vizitës në Serbi, pritet të qëndrojë në Kosovë, para se pasnesër të marrë rrugë për në Ohër.

Siç është bërë e ditur tashmë, ai do të marrë pjesë në takimin e 18 marsit.

Kujtojmë se partitë opozitare kanë dhënë qëndrimet e tyre lidhur me planin evropian, andaj edhe takimi i sontëm thuhet të jetë në frymën e koordinimit të mëtutjeshëm.

Related Articles