Kreu i Boksit Gjerman ka manipuluar meçin ku humbi Krasniqi

Kreu i Boksit Gjerman ka manipuluar meçin ku humbi Krasniqi

Menaxhmenti i Krasniqit ka publikuar bisedat e grupit familjar të Kryetarit të Shoqatës së Boksierëve Profesionistë Gjermanë (BDB), Thomas Pütz.

Thomas Pütz është kryetar i Federatës Gjermane të Boksit. Tani së fundi për të thuhet se ka manipuluar një luftë në Kupën e Botës. Manipulimi del nga rrjedha e bisedave private në internet, siç pretendon tashmë ish-kampioni botëror, Robin Krasniqi, transmeton albinfo.ch.

Tani menaxhmenti i Krasniqit ka publikuar bisedat e grupit familjar të Kryetarit të Shoqatës së Boksierëve Profesionistë Gjermanë (BDB).

Pak para luftës, Pütz i kishte shkruar vajzës së tij Karoline (e cila edhe vetë është gjyqtare): “Ty të kam brenda në IBO në luftën kryesore dhe unë do të jem mbikëqyrësi, shkruan bild.de.  Kur ju përkujtua se juria ishte tashmë aty, Pütz u përgjigj: “Kam hequr të huajt. Ata janë të gjithë jashtë, ka vetëm gjermanë.” Pas kësaj ai vendosi tre ’emoji’ me buzëqeshje.

A ka bërë me dije me këtë shkresë Pütz një manipulim të planifikuar?

Fakti që dihet është se Krasniqi me rezultatet sipas gjyqtarëve (1:2 – 114:115, 112:116, 115:114) ishte mbrapa.

Nga lajmet, megjithatë, nuk është e qartë nëse Pütz përfundimisht ka ndikuar në vendosjen e fatit të meçit ose jo, transmeton albinfo.ch. Por, ish-kampioni Krasniqi ka protestuar në BDB dhe në shoqatën botërore IBO, deri tani pa sukses!

Dominic Boesel – pamje pas takimit me Haxhi Krasniqin

Ndërkohë, shtrohet dilema: pse Pütz duhej fare të manipulonte duelin mes dy boksierëve gjermanë nga prapaskena?

Menaxheri i Krasniqit, Luan Dreshaj ka këtë shpjegim: “Bösel pritet të jetë një “Henri Maske i ri”, me të cilin fitohen para. Kështu që Robini duhet të humbasë”.

Këto janë kuza të rënda që presidenti i boksit i mohon me forcë!
Pütz, i pyetur nga Bild thotë: “Kjo është çmenduri! Janë fantazi që dëmtojnë vërtet boksin. Ishte një rezultat i ngushtë, por të flasësh për një gjykim të gabuar, është absurde. Skandali i vërtetë është publikimi i rrjedhës së bisedave private. Kjo është vjedhje dhe unë do të bëj një padi për këtë”.

Related Articles