Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku pas punimeve të Kongresit të EPP-së, ka kërkuar njohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë bërë ende.
Në komunikatën zyrtare të lëshuar nga partia, bëhet e ditur poashtu se Abdixhiku kishte prezantuar para homologëve të tij arritjet e Kosovës në fushën e reformave demokratike, ekonomike dhe avancimit të të drejtave të njeriut.
Ndër të tjerash, kryetari Abdixhiku kishte ngirut shqetësimet për ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në Republikën sovrane të Kosovës.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, pas punimeve të Kongresit të EPP-së mori pjesë në darkën e përbashkët të liderëve evropian në mesin e të cilëve të pranishëm ishin: Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen; Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola; Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz; Kancelari austriak Christian Stocker; Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis; kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson; kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo si dhe kryetarët e partive tjera anëtare të EPP-së”, shkruhet ndër tjerash në komunkatën zyrtare për media.