Kreu i Obiliqit: Në objektin e ish-shkollës teknike duket se u tentua kultivimi i narkotikëve, s’dyshohet për varrezë masive

Kreu i Obiliqit: Në objektin e ish-shkollës teknike duket se u tentua kultivimi i narkotikëve, s’dyshohet për varrezë masive

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi është deklaruar rreth pretendimeve se për varrezë masive në bodrumin e ish-Shkollës Teknike.

“Është një tentim-kultivim për substance narkotike. Prokuroria dhe policia po merret me rastin. Sa i përket varrezës masive, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, është shprehur ai.

Ndryshe, sot u raportua se ish-shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna.

Related Articles