Gjatë një patrolle të zakonshme, Policia e Kosovës kanë takuar në rrugë një person i cili dyshohet se po mbante me forcë një vajzë të mitur.
Sipas raportit të policisë, ata u shoqëruan në stacionin policor prej ku edhe kanë pranuar se me dëshirën e të dy palëve kanë kryer mardhënie seksuale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet njoftimin e PK-së. /Gazeta Enigma