Njësia për hetimin e krimeve ekonomike bashkë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kanë vazhduar edhe sot aksionin në mobi-shopin “Fita”.
Mobishopi në fjalë mbrëmë është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati… pasi që në këtë mobishop gjatë kontrollit pronari nuk ka qenë në mobi-shoop.
Burime të Indeksonline-t, kanë thënë se aksioni në këtë mobi-shoop po vazhdon edhe sot me dyshimet që ky biznes ka mallra pa prejardhje, pa dokumentacion dhe si të tilla konsiderohen kontrabandë.
“Dje mobi-shoop “Fita”, ka qenë i mbyllur dhe nuk kemi mund të bëjmë kontroll në mungesë të pronarit jemi detyruar ta mbyllnim mbrëmë për të vazhduar sot kontrollet.
Kemi dyshime se ka mallra të padoganuara, pa dokumentacion dhe pritet të konfiskohen të gjitha ato pa dëshminë e prejardhjes”, tha ky burim.
Ndryshe mbrëmë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në 31 “mobile shop”-e, në Prishtinë.
Sipas policisë gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar 118 smartë phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra.
Një lokal është mbyllur nga Inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është blombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur.
“Prishtinë 07.11.2023. Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale mobil-shop), ku janë sekuestruar 118 smartë phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra.
Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është blombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim e policisë.