Vladimir Kara-Murza, kritik i presidentit rus Vladimir Putin, është dënuar me 25 vjet burgim për tradhti dhe vepra të tjera që lidhen me luftën në Ukrainë, raportoi BBC-ja të hënën.
Ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik është i fundit nga një numër kundërshtarësh të Putinit që janë arrestuar ose detyruar të largohen nga Rusia.
Ai s’i ka mohuar akuzat dhe ka qenë kritik edhe në gjyqin e tij.
“Unë pajtohem për çdo fjalë që kam thënë. Jo vetëm që nuk pendohem për këtë, por jam edhe krenar”, deklaroi ai.
Krahas kritikave për të ashtuquajturin operacioni special ushtarak në Ukrainë, Kara-Murza ka folur hapur edhe ndaj qeverisjes së Putinit në përgjithësi.
41-vjeçari luajti rol kyç në bindjen e qeverive perëndimore për t’i sanksionuar zyrtarët rusë që abuzuan me të drejta të njeriut dhe korrupsion.
Në një opinion të botuar në të përditshmen “Washingtonpost”, Kara-Murza kishte shkruar se Rusia numëron më tepër të burgosur politikë të njohur tash sesa në Bashkimin Sovjetik në fundin e pushtetit.