Në media po raportohet se Klubi Futbollistik “Ballkani” është duke kaluar në probleme financiare.
Sipas burimeve të “???????????????????? ????????????????????????????” brenda klubit suharekas, skuadra e Ballkanit që mbrëmë u paraqit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku barazoi 1 me 1 me Zalgirisin e Lituanisë, nuk i ka paguar futbollistët në 3 muajt e fundit.
Po ashtu komuna e Suharekës kishte ndarë 80 mijë euro për skuadrën e Ballkanit, meqë është shpallur kampion për sezonin 2021-2022.
Por, këto mjete skuadra suharekase nuk do mund t’i shfrytëzojë, pasi Qeveria e Kosovës i ka bllokuar.