Kroaci: Masakër në një shtëpi të pleqve, vriten pesë persona

Kroaci: Masakër në një shtëpi të pleqve, vriten pesë persona

Pesë persona janë vrarë sot në Shtëpinë e Pleqve në qytetin e Daruvarit në lindje të Kroacisë.

Mojportal.hr. raporton se një burrë ka hyrë në Shtëpinë e Pleqve dhe ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të njerëzve.

Pesë persona kanë humbur jetën në vend të ngjarjes, ndërsa disa janë ende duke marrë trajtim mjekësor. Pas kësaj vrasësi ka ikur, por policia e ka kapur atë shumë shpejt.

Sirenat e të gjitha shërbimeve të mundshme të emergjencës po bien në qytetin e Daruvarit.

Related Articles